Video: Gaz Paja i gja kosur dhe me kapuç në kokë, pamjet e aksidentit

Aktori i humorit Gaz Paja është aksidentuar pak më parë në kryeqytet, tek rruga e Kavajës teksa ishte duke udhëtuar me motorin e tij. Një aksident që solli pasoja për të.

Ai është përplasur me një makinë dhe siç duket edhe nga pamjet e dërguara nga dëshmitarët në vendngjarje për JOQ Albania, mjeti i tij është shtrirë në rrugë, teksa aktori ka pësuar lëndime të lehta.

Paja thjesht është tronditur dhe ka patur gjakderdhje nga hundët, teksa qytetarët e kanë ndihmuar me një shami dhe ujë. Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende me dije.

Aktori ka mbuluar kokën me kapuç për të mos u njohur. Gaz Paja fatmirësisht është mirë dhe nuk ka probleme madhore me shëndetin.

Aksidenti fillimisht dukej më i ashpër sipas njoftimit të polcisë, por fatmirësisht ka përfunduar me kaq. Aktorët Shqiptarë mëson se Gaz Paja ndodhet momentalisht në ambientet e spitalit ku po merr ndihmën e specializuar nga mjekët.

Paja është një ndër aktorët më të dashur të spektaklit të humorit Portokalli. Ai ka një peshë të madhe në emisionin e Top Channel, pasi luan role shumë të pëlqyer.

Editor

Read Previous

E FUNDIT: Aksident i rëndë në Tiranë, aktori i njohur përfundon në spital

Read Next

“Një tjetër film i panjohur i kinematografisë shqiptare”, flet Stefan Çapaliku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *