Vde kja e dhimbshme me të bijen, Anita Bitri një “Migjen” i muzikës sonë

Mos u nxito mos u gabo… Vajza e këndshme dhe e bukur, ëngjëllore përsa mund të shquhej nga shqisat, njëlloj si në fytyrë, njëlloj dhe në zë, atë çfarë i njohëm më së miri. Një apasionatë e veçantë dedikuar tingujve në tërësi, dhe këngës në veçanti.

Dashuria e parë – Madhështorja Anita Bitri, jehonë, jo e një festivali e as disave por në tërësi të të gjithave, duke mos munguar në asnjë prej tyre. Duke tentuar të ishte në hapat e idhullit të saj Vaçes së madhe, mbase ajo u shndërrua padashur dhe në një formë të këndshme në një tjetër trofe të Shqipërisë për t’u adhuruar në mënyrë të mëvetësishme. Talenti dhe vëmendja që ajo tërhoqi në një fare mënyre e futi në kuadratin e një tabloje që ende nuk ishte e vendosur në muret e të maddhes kështjellë të muzikës shqipe.

Hartimi dhe dëbora – Magjia e saj nisi në shpirtin prej fëmije, aty nëpër ato ëndrra ajo kishte marrë miratimin e liderave të talenteve, të udhëheqësve të veshit muzikor. Një gjeni që vetëm një 1% e bëri mjeshtre, 99 të tjerat ishin të sajat, të buruara, pa nevojë të mësoheshin. Këtë 99%, ajo e konsideroi si diçka të dhuruar nga zoti, “zoti” asokohe ishte rebelizëm, pikërisht feja e ndaluar dhe Anita nisi të studionte dhe besonte në ekzistencën e zotit.

E vogla mes shoqesh – Një zë që vitet e para i treti duke lindur dhe thurur tingullin ndër telat e violinës, teksa zoti i saj paskësh rezervuar një hyrje në mënyrë aksidentale në karrierën e madhe që do ndërtonte në vijim. Ashtu aksidentalisht u gjend në një skenë për të zëvendësuar këngëtarin e sëmu rur, dhe pa kuptuar kishte marrë një kënd tjetër në skenë. Deri më atëherë qëndronte si një violiniste e shkëlqyer e tashmë u bë zëri i mahnitshëm që elektrizoi sallën nga duartrokitjet. Kështu Anita Bitri u shndërrua në kërcënimin e çmimeve.

“NOSTALGJIA” – Festivalet e Radio Televizionit Shqiptar nuk kishin të njëjtën frymë nëse Bitri do të mungonte. “Anita” më tej u bë titulli i koncerteve të saj recital. Konfirmimi i saj si këngëtare vit pas viti, ndërtoi dhe diapazonin e saj të gjerë brenda fushës, dhe në Shqipërinë pa kufi. Pas rënies së regjimit komunist, dhe hapjes së kufijve, Anitës ju ofrua mundësia të dilte jashtë trojeve, dhe ftesa drejt SHBA-së e mori atë përfundimisht.

Largimi i saj nuk ja ndali hovin por vetëm e përsosi atë ende më shumë, e lidhi atë ngushtë e më ngushtë me problemet e diasporës shqiptare, e ndihmoi në këtë mënyrë në rritjen e prestigjit të artit shqiptar. Më e fortë se më parë, Bitri u kthye me fuqinë e patriotes me plot koncerte dhe aktivitete bamirësie. Shpërblim i kësaj të fundit, veç mirënjohjes dhe nderimeve, mori dhe respektin e presidentit Mejdani, për dedikimin e zërit të saj çështjes shqiptare.

Një gjeni i muzikës, mjeshtre e këngës, në perfeksion me pianon dhe violinën, këto degë që rriteshin nga rrënja e talentit të saj i dhanë kurorën në karrierë, duke arritur të konsiderohej si një kantautore e mirëfilltë. Madje ndër këto hapa në vitin 2004 Anita realizoi albumin e saj Çdo gjë është e mundur,si një frut i gjithë eksperiencës dhe pjekurisë artistike.

Një ndër episodet më të lumtura të saj ajo konsideronte ardhjen në jetë të së bijës, por kur kujton tragj edinë e ndodhur, ai mbetet vetëm një episod i shkurtër që përfundoi në mënyrë të trishtë. Bitrit ju mor jeta në një mënyrë të padrejtë, ashtu siç hyri në këngë, aksidentalisht. Tragjedia që tronditi jo vetëm familjen e saj, jo vetëm shqiptarët, por gjithë New York-un.

Ajo ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare, përkatësisht në tetorin e vitit 2004, si pasojë e një helm imi vde kje pr urës, i cili la me pasojë vde kjen dhe nënën e vajzën e saj 7- vjeçare. Helmimi edhi nga niveli i lartë i monoksidit të karbonit, prej të cilit mjaftonin disa frym ëm arrje për të rënë në tokë. Ndërkohë Anita kishte hum bur dhe bashkëshortin e saj vetëm pak javë më parë për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme.

 

Editor

Read Previous

“Sot bëhet humor interneti, kanë rrënuar estradat”, kur kritikonte Fadil Hasa

Read Next

“Pse nuk jepet sot puthja ime me Naim Frashërin”, Tinka Kurti zbulon ankesën e saj te filmi “Tana”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *