“U çmalla me Artan Minarrollin, më çoi në burg”, tregimi përlotës për regjisorin

Nga Ilir Kadia / Ndejta dy orë me Artan Minarrollin sot! Tek kinema “Millenium”! Më mori përdore dhe më kthehu 29 vjet mbrapa. Kish 5 vjet që kish vdekur daja i tij, Kujtim Spahivogli, Kadareja sa ish larguar për në Francë përfare, në verë ishin hapur ambasadat, bur gjet sa nuk pëlcisnin nga të bu rgos urit, Shqipëria socialiste e kish gjithë inventarin të prishur ndërsa udhëheqja i trembej në palcë skenarit rumun dhe bënte çmos ti hidhte hi syve botës se po demokratizonte vendin!

Më çoj në një bu rg në veri, me siguri Spaçi, ku burrat e bur gos ur ngjanin të tërë si aktorë hollivudi! Pastaj më tregoi Kujtimin mes tyre! E ngjalla, tha, se kisha mall! Në bu rg do e futnin edhe të vd ek ur, ndaj! Pastaj çfarë do të ndodhë më Kujtimin?! Ti e di që e kam patur në Bërzhitë kur erdhi nga internimi në Fier! Kohën me dajën tënd, e kam patur universitetin e vërtetë! U bëmë shumë miq!Nuk e arriti demokracinë?!

Ah, tha Tan Minarolli, ti dashke të tregoj filmin deri në fund! Mundem por nuk më lë regjizori, Bujar Alimani. Tan Minarrolli më nxori nga bur gu dhe më hypi në “Aro” me dajën. Shife tani Shqipërinë e vërtetë të fund 90’-tës se ti ke njohur më shumë atë që duartrokiste në Tiranë, tha Tani, dhe fiku dritat. Kur mbaroi filmi unë nuk po lëvizja nga karrigia e “Millenium”. Kujtimin e vra në rrugës për Tiranë.

Film i mrekullueshëm. Në çdo detaj! Shumë emocionues! -më thotë miku im Bislim Ahmetaj. Kam frikë se djemtë tanë nuk do ta besojnë se jeta në Shqipëri atë kohë ish kaq e tm errs hme! -tha ai duke psherëtirë. Dhe kanë të drejtë!-i thashë. Kaq pak sa flitet për të!

Editor

Read Previous

I madhi Charlie Chaplin, 31 thënie të jashtëzakonshme të tij që duhet t’i lexoni

Read Next

Rrugët e bardha të përjetësisë, Zana dhe Deda luajnë në parajsë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *