Tentativa e dështuar e Dalina Buzit me “SNOB”, na bëri të dashurojmë prodhimet e vjetra!

Dalina Buzi tentoi të rikthente suksesin e “Hostel by Anabel” me prodhimin e saj të fundit. SNOB është seriali i drejtueses së medias Anabel me dëshirën për të bërë diçka të mirë në prodhimin e saj.

Seria e parë e SNOB u shfaq ditën e djeshme në Top Channel. Interesi ishte i madh dhe reklamimi ishte fantastik nga Anabel me një gala me personazhe VIP. Shumë prej tyre e mbështetën SNOB, por a ishte vërtetë prodhim i mirë?

SNOB zhvillon fabulën e tij në një vilë me të rinj. Personazhe të ndryshëm ku ndërthuren intrigat, pasioni dhe dashuria. Realizmi linte për të dëshiruar, pasi aktorët e rinj ishin shumë larg pritshmërive. Ata ishin krejtësisht fallco dhe pati një kritikë të madhe.

Shfaqja e SNOB na bëri të dashurojmë dhe më shumë prodhimet tona të vjetra. Kinostudioja ka qenë një punishte fantastike që pa mbështetjen financiare dhe reklamimin si prodhimet e ditëve të sotme ka arritur të lërë gjurmë të pashlyeshme në memorien tonë.

Editor

Read Previous

“Askush nuk u kujtua për Koçon”, fjalët prekëse të mikut të tij Mitro Çela

Read Next

“Shoferi i taksisë në Kinë kishte foton time në mur”, rrëfehet aktorja e njohur shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *