“Si më bindi Mevlan Shanaj të pranoja rolin”, aktorja e njohur tregon prapaskenën

Nga Yllka Mujo për filmin “Lule të kuqe, lule të zeza”- “Kur Mevlan Shanaj erdhi dhe më solli skenarin e filmit më tha: “Kur Natasha e shkroi këtë skenar të ka pasur në mend ty”. U dashurova me këtë rol sepse ishte shumë i vërtetë, ishte brenda një bote kaq komplekse, saqë unë nuk e kisha jetuar asnjëherë. Mendova, edhe sikur të jetë ky roli i fundit i realizoj pritshmëritë e mia. Kishte një fuqi dramatike të jashtëzakonshme.

“Më ka qëlluar të luaj edhe role, të cilat nuk kanë qenë të miat që më është dashur punë për t’i arritur, por këtë e kuptova se ishte roli im, e kam intuitën për ta kuptuar. Ishte film i zhveshur nga lustrat e nga ojnat. Ajo që e bëri më të bukur këtë përvojë ishte fakti që Elia u pjesë e këtij filmi.

“Te skena jonë me gurë ndaloj një moment dhe i them vajzës “Ndalo se po më qëllon vërtet”. “Fshihu!”, tha. Falënderoj Zotin që më ka dhënë mundësinë të bëj një punë që e kam dashur shumë. Unë akoma vazhdoj punoj, i kam të gjithë parametrat për të vazhduar punën. Shpresoj të kem projekte për aq kohë sa kam energji, të kem zemrën e freskët.

“Vjen një moment në jetë që njeriu mahnitet pas gjërave që duken fare të parëndësishme. Siç shoh sot një gjethe të bjerë nga pema, nuk e kam parë më parë. Bëra një eksperiment me disa vazo me lule. Njërën nga lulet e përkëdhela, i këndova, madje e puthja herë- herë. Ajo lulëzoi si asnjë tjetër!

Editor

Read Previous

Xhevahir Zeneli tregon emrin e tij të vërtetë dhe punët e rënda që ka bërë në SHBA

Read Next

Foto: Emocione! Vajza e Paul Walker shoqërohet në altar nga Vin Diesel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *