Shqipëria ka patur filma policeskë, ju listojmë disa prej tyre

Shumëkush mund t’i cilësojë si filma policeskë apo me dedektivë, filma aksion apo filma të verdhë. Në të vërtetë, në Shqipëri këta filma nuk janë asgjë më tepër sesa thjesht filma me subjekte nga Sigurimi i Shtetit. Të realizuar përgjatë viteve të komunizmit nga Kinostudio “Shqipëria e Re” numërohen me dhjetëra filma, të cilët kanë në boshtin e tyre pikërisht veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit.

“Operacion zjarri”, “Fije që priten”, “Asgjë nuk harrohet”, “Gëzhoja e vjetër”, “Kërc ënimi”, “Hetimi vazhdon” etj. janë vetëm disa prej filmave të kësaj natyre. Këta filma nuk mund t’i trajtosh kurrsesi si filma policeskë dhe në qendër të tyre nuk ka thuajse aspak policë apo heronj të forcave policore, por thjesht punonjës “heronj” të Sigurimit të Shtetit, të cilët kryejnë hetime të rëndësishme dhe demaskojnë  ar mikun.

Filmat, të cilët i bënin jehonë veprimtarisë së Sigurimit dhe “zgjuarsisë” së tij në shumë raste ishin propozime që vinin nga vetë udhëheqësit dhe drejtuesit e Sigurimit, ndërkohë që në jo rrallë herë ishin thjesht fantazi të skenaristëve apo regjisorëve.

Filmat, të cilët në shumicën e rasteve vinin si propozime të Sigurimit duhet të kalonin jo vetëm në filtrin e zakonshëm që vinte nga Partia e Punës, por edhe në filtrin profesional të “ekspertëve” të Sigurimit të Shtetit. Nëse për skenarin nuk kishte shumë vërejtje pasi ai kishte marrë paraprakisht aprovimin nga Sigurimi nuk ishte e njëjta gjë për mënyrën e realizimit të tij.

Një shembull i tillë është reagimi i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, për filmin “Mysafiri” me regji nga Hysen Hakani, një realizim i vitit 1979. “Mysafiri” është një agjent i sigurimit të shtetit i cili infiltrohet në agjenturat e zbulimit të huaj që operojnë në Shqipëri, pas kapjes së misionarit të dërguar nga agjenturat e huaja në Shqipëri.

 

Editor

Read Previous

Nga persekutimi te lavdrimi i Enverit, jeta plot me sfida e Mirush Kabashit

Read Next

Tetë filmat shqiptarë që duhet t’i shohim të gjithë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *