Roza Anagnosti feston ditëlindjen, urim special për të

Aktorja e shquar shkodrane e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare, Roza Anagnosti feston sot ditëlindjen e saj të 77-të. Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër. Ajo është një aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti.

E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe ishte vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963), për të vijuar me një karrierë të suksesshme vitet në vazhdim.

Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”. Ne i urojmë që të festoje dhe sa më shumë vite të tjera. Shkodranja mbetet një ndër më të mirat e Shqipërisë.

Editor

Read Previous

“Filmat e Kinostudios kanë propagandë, por…” flet aktori i njohur

Read Next

“Do te martojme Malon”, ja sa kane ndryshuar aktoret qe na shkrine gazit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *