Një vit pa Koço Devolen, Agron Llakaj na përlot me postimin e tij

Si sot, një vit më parë, u nda nga jeta aktoi i madh i humorit Koço Devole. E në këtë përvjetor nuk kishte si të mos kujtohej nga miqtë e tij më të mirë dhe nga ata që kur ishte gjallë ishin pranë tij duke e respektuar atë si njeri dhe artin e tij.

Një ndër to është edhe akoRi i madh i humorit Agron Llakaj i cili ndau një foto të vjetër në Instagram ku shfaqet krah Devoles . Llakaj krahas fotos ka dedikuar atij disa rreshta, ku shkruan se Koço ishte si një shkollë e dytë e humorit për të.

Madje ai shton se një person si Devole do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri. Nga ana tjetër, aktori i mirënjohur ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles, ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”.

“Ehhh mor Koço Devole…! Sot 1 vit nga dita kur u largove përgjithmonë…, çdo ikje është e rëndë, e hidhur dhe plot dhimbje, ashtu sic ishte dhe largimi yt. Koço i dashur, jeta dhe puna na rrëmben, rutina na bën që të të mos mendojmë çdo ditë, por sa herë gjatë punës e procesit krijues, përmendim emrin tënd si referim , sepse ti je “Mali i rëndë” me të cilin matemi për t’u ngjitur të gjithë…

Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë. Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…

Nejse, që të mos e zgjas sepse ti nuk i kishe shumë qejf llafet e shumta…,po meqë jemi tek shteti , kam shumë dëshirë që një sallë e Teatrit të humorit apo Estradës në Tiranë ,të marrë emrin tënd, Teatri “Koço Devole”… edhe në mos paçin talentin sa Ty..,emri që do mbajë teatri , do ketë peshën e emrit ,dhe artit tënd magjik.

Koço i shtrenjtë ! Ka plot të tjerë që kanë ctë flasin e shkruajnë për Ty,edhe më shumë se mua…,por është ” beteja ” ime që Ti dhe emri yt të gdhënden jo thjesht në memorien e njerëzve ,por në memorien e kombit që quhet histori,sepse historia e humorit shqiptar ka shumë emra te nderuar dhe thellësisht të respektuar ,por kurrë një emër si Yti…,Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare…, ” Perandori i Humorit shqiptar ,Koço Devole ” .🙏.Mirënjohje pa fund !”, shkruan Llakaj në postimin e tij”.

Editor

Read Previous

Jeta pa Vangjush Furrxhin, zonja e tij tregon mungesen e madhe

Read Next

“Askush nuk u kujtua për Koçon”, fjalët prekëse të mikut të tij Mitro Çela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *