Nga Çun Lajçi: Historia e Mrikës, gruas që i mori hakun të shoqit e vr au kunatin

E vra në! E vr anë t’vra mit e vra në! Kishte bërtitë nana e Lecit e zani ishte thye valë-valë kodrave t’Pulatit! Valë-valë iu kishte thye edhe zemra! Mrika e Kolës nuk deshti m’u besua fjalëve t’saj as veshve t’vet! I çatalloj sytë e vetullat e trasha i përpjeki n’ballë. Gojës i vuni kapak përgjithmonë!

E kishte përcjellë t’lamë e të ndrruem, tue u zbardhë terri i natës. Edhe koburën me fije sërmi ia kishte lye me vjam arushe. Vezmet ia kishte mbushë fyshekë! E kishte shtrëngua n’parzëm kur ishte nisë për tek Bajraktari, e krejt dashninë e zemrës ia kishte falë at mëngjes.

Si t’ishte hera e fundit e kishte puthë n’qafë dhandrrin e bacës Kolë. E kam për merak i thoshte katundit e s’e ndrroj me djalë. E kam zgjedhë ndër katërdhetë sokolana burrin e kallushës! Kjo, nuk ia kishte nda sytë atë mëngjes, deri sa u nuk e kishte mbulua kodra n’fund t’katundit!

Ishte parandjenjë se s’do ta takonte ma apo ishte mall dashnie nuk e dinte as Mrikë zeza, por sytë as zemra s’po i ngiheshin me burrin atë mëngjes! Dhe e vr anë t’vra mit, i përsëriti ma n’fund edhe ajo fjalët e nanë madhes, pa e ditë kush e vr au, dhe i shkoi të vo rri duer kryq e ia puthi kry qin e n’kry q u betua se hakun ka me ia marrë pa shkua viti.

U kthye n’qiler dhe i paloi n’arkë nji nga nji teshat e t’shoqit. Ia vuni drynin e me koburën e tij n’brez, muer rrugë kah e çuen kambët e s’pati kujt me i ra ndorë për ndihmë! Babën Kolë s’deshti me randua n’pleqni e vlla nuk kishte me ia qitë pushkës tymin!

Hej, nji vit s’e ndali hapin. Nji vit se deshi xhubletën. E rrehi shiu dhe e zbardhi bora kur muer vesh se vra sësi ishte kunati i vet! Mirë që s’iu këputë kollani i xhubletës tue kullua ujë n’trupin e saj për nji vit. Ditën e nuhatte kunatin e natën e bante gjumin mbi vor rin e bur rit vet.

Ore, kishte luejt mendsh apo ishte ba kulçedër kush mund ta dinte, kur kurkush s’guxonte me i dalë para kallushajkës me vetullat e trasha! Nji çikë maloke e bukur si zana, e shkeli rrugën Shkup e Ohër tue lypë faqeziun që ia këputi jetën vllaut, veç pse nusja e tij ia kishte marrë mendët e kresë.

I treguen se dorërasin e kishin pa n’Shkodër. Katër ditë bani me mbrri n’rrugën e madhe t’Shkodrës. Ia nxuni pritën dhe me koburën e Lecit ia teri britë kunatit faqezi. Djegu n’flakën e xhehnemit qyshë ma dogje rininë mua, i bërtiti, dhe u drodh malokja e bukur për tek malet e veta.

Pse duhet mu përcëllua për së gjalli dy pleq t’shkretë, për fajin e t’bijve, kishte thanë për ato katër ditë deri sa u kthye n’shtëpi! Ma mirë le t’shkojnë të bimët e veta tha dhe i vrau që të dy! Mrika nuk shkoi të Kolë Marashi, por e nxuni vendin e Lecit. S’e la shkret vendin e rojës se Bajraktarit kishte thanë dhe u ba roje vet.

Fati e deshti ta takonte mirashën, që ia muer burrit hakun, gazetari anglez Wiliam (n’vitet 1906-7) e t’ia mësonte biografinë e ta përjetësonte përgjithmonë n’foto, t’cilën e kemi sot! Çfarë fati me pasë mirakën, malokën, zanën kallushajkë n’foto e me i thanë nipit: Kqyri bijat e maleve, bukuritë që s’harrohen për trimnitë e tyne! *Titulli i origjinalit: “Mrika, vetull trasha që e vr au kunatin”

Editor

Read Previous

Si spiunonin kolegët e RTSH-së njëri-tjetrin, publikohen dokumentat

Read Next

“Kam vuajtur për bukën e gojës”, aktori i ri tregon vuajtjet e jetës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *