Kujtojmë Viktor Gjiken, regjisorin e madh shqiptar / Historia e tij e jetës

Viktor Gjika ishte një nga regjisorët më të rëndësishëm dhe te shquar të filmit shqiptar. Për kontributin e tij thelbësor në filmin shqiptar është vlerësuar me titullin “Artist i Popullit”. Viktor Gjika u lind më 23 qershor 1937 në Korçë dhe vdiq më 3 mars 2009. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik “VGIK” në Moskë, ku u diplomua për kinooperator.

Së bashku me Dhimiter Anagnostin xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vd es”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Është regjisor i shumë filmave të njohur shqiptarë, mes të cilëve përmenden “Horizonte të hapura”, “I teti në bronz”, “Yjet e netëve të gjata”, “Rrugë të bardha”, “Rezistencë”, “Gjeneral gramafoni” “Nëntori i dytë”, “Njeriu me top”, “Komisari i dritës”, “Përballimi”, “Në çdo stinë”, “Vjeshtë e nxehtë e ’41-it”, “Njerëz në rrymë”, dokumentarët “Unë jam Ismail Qemali”,

“Kur ikin korbat (Kosovë)”, “Gjuhë që nuk vdes”, “Arti shqiptar në shekuj”, “Enver Hoxha tungjatjeta”, “Rron o rron nuk vd es Fan Noli” etj. Gjatë gjithë karrierës realizoi rreth 15 filma artistikë dhe 25 dokumentarë. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze, ne vitin 1977 i jepet titulli “Artist i Merituar” dhe në 1985 “Artist i Popullit”.

Ka drejtuar Kinostudion “Shqiperia e Re” si Drejtor i Pergjithem ne dhjetevjecarin e viteve ’80, deri ne 1991. Ka qene Anetar i Zhurise cilesore kryesore per disa vite ne Festivalin e Filmit te Giffonit ne Itali dhe ne Festivalin e Filmit te Annecy ne France.

“Sa herë që emri i mjeshtrit Viktor Gjika shfaqet në film në cilësinë e regjisorit, spektatori duhet të jetë gati për të kundruar një poezi ngjyrash, tingujsh e imazhesh të cilat e veçojnë plotësisht punën e tij nga regjisorë të tjerë. Ngrohtësia e Korçës nën dëborë gjatë Përballimit (1976), mandolinat, borgjezinë e dikurshme, rrugicat, kafenetë, pazarin, edhe pse realiteti rural e cenon disi panoramën e përgjithshme qytetare.

Apo tingujt e klarinetës magjepsëse të Bujar Lakos të cilat ndalojnë të qarat e fëmijës në dhimbjen e humbjes së gjyshit në protestë kundër monarkisë te Gjeneral Gramafoni (1978). Mundësinë e një dashurie thelbësisht shqiptare mes Bardhylit dhe Zanës si edhe peizazhi i jetës studentore te Në çdo stinë (1980), apo ndjenjat patriotike që marrin hov sa herë që shohim figurat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Luigj Gurakuqit te Nëntori i dytë (1982), janë disa prej veprave të tij që kanë lënë shenjë të thellë në kujtesën tonë kolektive.

E pikërisht, elementi emocional është ai që më tepër se çdo gjë tjetër përbën emëruesin e përbashkët të këtyre filmave. Në një farë mënyre mund të themi se arti i Gjikës zotëron veçanërisht pushtetin e ndjenjave mbi spektatorin, të dashurisë apo të revoltës, të manipulimit emotiv si mjet i ideologjisë totalitare. Por ky manipulim – i kudo dhe i kurdondodhur në kinemane e atyre viteve si një fabrikë e magjisë – në një pjesë të konsiderueshme të tij zhvishet nga kuptimi krejt instrumental i manipulimit vulgar politik, nga ai që quhet politizim i artit.

Editor

Read Previous

“Shoferi i taksisë në Kinë kishte foton time në mur”, rrëfehet aktorja e njohur shqiptare

Read Next

Enver Hoxha dha miratimin e tij, Viktor Gjika nuk i mori vajzën në film

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *