Katër vite nga largimi i Merkur Bozgos, karriera e tij mbresëlënëse

Merkur Bozgo ishte një aktor shqiptar. Mërkur Bozgo u lindur më 24 mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti, për 7 vjet, punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi, roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran”, në vitin 1968.

Roli i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës, në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” i vitit 2005, përkrah Enxhi Agushit. U nda nga jeta më 11 nëntor 2017.

Ai u largua nga jeta në moshën 80 vjeçare. I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ela pa shenja jete në mëngjesin e së shtunës së 11 nëntorit.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë: Në fillim të verës (1975), punëtori që shënon me shenjë arkën me barut, Emblema e dikurshme (1979), drejtori i muzeut. Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali. Tela për violinë (1987), Andoni

Stolat në park (1988), Drejtori. Bolero (1997), Klienti i Evelinës. Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
Seriali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua. Bela TV Serial (2011) Babai.

Editor

Read Previous

U nda nga jeta, shokët nderojnë dhe kujtojnë Leonard Gjatën me fjalë emocionuese

Read Next

Misteri i aktorit Igli Zarka, la shtëpinë e Big Brother dhe reagon me kode

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *