Kadare, gjeni i librave dhe filmave. Elvira Diamanti u frikësua nga pyetja e tij

TIRANË– Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare! Nuk ka asnjë dyshim që Kadare është një idhull për të gjithë shkrimtarët e rinj, pasi për dekada ka lënë shenjën e tij në shumë libra të paharrueshëm për të gjithë ata që dinë të vlerësojnë letërsinë e mirë. Por Kadare nuk është kufizuar kurrë vetëm në letër.

Shumë prej skenarëve të tij, ata që dikush thyenin barrierat mes regjimit komunist dhe ‘kryengritjes’ së shkrimtarit janë xhiruar edhe film. Pas çdo botimi të ri të shkrimtarit, kishte një punonjës të Kinostudios “Shqipëria e Re” që rrëmonte për të gjetur një karakter, aktorët dhe skenarin për një film. Shumë prej filmave, për ndonjë edhe mund të mos e kemi ditur, mbajnë firmën e Kadaresë, dhe sigurisht aprovimin e tij…

GJENERALI – Një prej librave që ka bërë me shumë bujë me “kovertimin” në film është “Gjenerali i Ushtrisë së Vde kur”, i cili ka pasur sukses të jashtëzakonshëm edhe në Teatrin Kombëtar, asokohe Popullor. Në vitin 1975, romani bie në duart e regjizorit Vladimir Prifti, i cili sheh menjëherë si pjesë të filmit, ‘gjeneralin’ Bujar Lako.

Përveç tij nuk mungojë edhe emra të tjerë korifejsh të skenës shqiptare, si: Guljelm Radoja, Rosa Anagnosti, Ndriçim Xhepa etj. Ashtu siç edhe është shkuar në libër, ngjarjet zhvillohen në Shqipëri ku një gjeneral ushtarak italian bashkë me një prift vijnë për të kërkuar eshtrat e ushtarëve të tyre të vrarë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Në mes të një shumice të të vrarësh kërkohet edhe një kolonel, por fatin e tij e di vetëm një plakë…

PRILLI I THYER = “Të paftuarit” është filmi tjetër bazuar në skenarin e Ismail Kadaresë, përshtatur me mjeshtëri nga Kujtim Çashku. Gjithë ngjarja bazohet nga trillimi në librin “Prilli i thyer”, skenar që i vodhi zemrën edhe një prej aktorëve më përzgjedhës, Vangjush Fuxhiut. Ky i fundit ishte fokusuar i gjithë tek Teatri, rrallë shfaqej në filma, por për skenarin e Kadaresë nuk e mendoi dy herë.

Ngjarjet në libër por edhe në film, janë zhvendosur në prill të vitit 1939, duke përshkruar muajin e mjaltit të shkrimtarit Besian Vorpsi dhe të shoqen Diana. Rruga e tyre bie ndesh me Gjorg Berishën, i cili shijon ditët e fundit në male, për t’u ngujuar me pas në kullën e tij. Por teksa shkon të paguajë taksën për vrasjen që ka bërë, koha e tij kalon si rënë ndër duar…

“Iu flet TIRANAAAAA” – “Radiostacioni” është një kryevepër tjetër e materializuar në një formë tjetër, atë të metrazhit të filmit. E gjitha bazohet në romanin e Ismail Kadaresë, “Nëntori i një kryeqyteti”. Një skuadër partizane në të cilën është anëtare Teuta merr urdhër të ringrenë ‘Radio Tiranën’.

Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së luftës që të ndihmojnë me transmetimin, ndërsa Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë. Regjisori i filmit, i ndjeri Rikard Larja, në një nga intervistat e tij të fundit e përshkruante marrjen e ‘detyrës’ për ta vendosur skenarin në Kinema, si një prej perlave të punëve të tij.

“Më thanë ka bërë skenarin Ismaili, merre dhe bëje film. Thashë ky është fat për mua. Si të gjithë shqiptarët, sa dilte libri ne e përpinim. Shohimçfarë ka shkuajtur, çfarë thotë dhe çfarë nuk thotë. Kur e kam lexuar e kam parë film gjithë kohën. I dija vendet ekzakt. Vetëm duhet ta punoja.

Fola me Ismailin, bëj ç’të duash më tha. Ma dha lejen. Lexova edhe njëherë librin. Unë kam shtuar një karakter, por asnjë fjalë nga vetja. E mora tekstin e Ismailit nga fillimi deri në fund. Mora idenë e Ismailit, se ai luan shumë me idenë. Ishte arkivisti i radios. Këto fshatarët që lanë krrabën, dolën malit dhe donin të bëheshin borgjezë. Ky është gjenialiteti i Ismailit. Është parashikues i jashtëzakonshëm. Ashtu ndodhi vërtetë,”-u shpreh i ndjeri.

Për bashkëveprimin me Kadarenë dhe adhurimin që kishin për të, ka folur qartë edhe aktorja Elvira Diamanti, e cila luan rolin e Teutës, një prej personazheve kryesorë të filmit. Ajo e kujton takimin me shkrimtarin si momentin më të vështirë të xhirimeve, duke përshkruar frikën se portreti i saj, nuk do t’i përputhej fantazisë së tij për Teutën…

“Që unë do të luaja një film kjo ishtë një gjë shumë e bukur. Por që do të luaja një nga personazhet e Kadaresë, kjo ishte e jashtëzakonshme. Ka qënë idhulli im. Në sheshxhirim vjen Helena dhe Ismail Kadare. Pyet Ismaili: Kush e luan Teutën? Unë kisha ngrirë kaq shumë dhe nuk e di si u zvogëlova brenda rrobave, mundësisht të zhdukesha. Të zhbëhesha. Mendoja se do ta zhgënjej, se kushedi si e ka përfytyruar Teutën. Dhe do i dal unë ndërkohë, një gocë as 50 kile. Por jo…,”- rrëfente Elvira Diamanti.

DIMRI I MADH – “Ballë për ballë” është film artistik i metrazhit të gjatë, prodhuar në Shqipëri më 1979, po ashtu me regji të Kujtim Çashkut, por kësaj here me ndihmë nga Piro Milkani. Gjithë skenat janë bazuar nga libvri, me personazh kryesor Besnik Bermemën, përkthyes në konferencën e partive komuiste të mbajtur në Moskë në vitin 1961. Ai ishte dëshmitar i thyerjes më të madhe midis dy partive komuniste që i përkisnin respektivisht një kombi të madh dhe një kombi të vogël.

Ngjarjet dramatike në konfliktin ushtarak ndodhin në një bazë detare në territorin Shqiptar në Pashaliman të cilën Sovjetikët nuk arrtitën ta përvetësonin. Çdo gërmë e shkuar nga Kadare, është e interpretuar në mënyrë të denjë nga të barabartët me të në kinematografi. Në role kryesore, u besuan: Sulejman Pitarka, edhe njëherë Bujar Lako, Agim Shuke, Kadri Roshi, Sheri Mita, Mevlan Shanaj dhe sigurisht… Timo Flloko. Ajka e kinemasë për më të mirin e letërsisë shqipe.

VITI I MBRAPSHTË – Koha e Kometës është film shqiptar, ndër më të fundit që është bazuar në skenarin e shkrimtarit, duke dalë për publikun vetëm në vitin 2008. Fatmir Koçi vendosi të risjellë ngjarjet, duke u kthyer shumë pas, në Shqipërinë e 1914. Gjatë kësaj kohe princi gjerman u caktua mbret i shqiptarëve dhe merr një letër nga fanatikët myslimanë që të bëhet synet, por ai nuk pranon. Shestani (mysliman) dhe katër shokë të tij nisen që të luftojnë për lirinë e Atdheut dhe gjatë rrugës, takon Agnesën një vajzë katolike, të cilën po e dërgojnë në Manastir kundër dëshirës së saj.

Shestani dhe Agnesa bien në dashuri dhe në vënd që të gjejë luftën, që ndryshon dhe zhvendoset, ai gjen dashurinë. Për pasojë Shestani braktis luftën dhe kthehet me Agnesën në shtëpi. Rolet u janë besuar aktorëve të rinj, por nuk mungojnë as emra me peshë si: Xhevdet Ferri dhe Çun Lajçi. Karakterin e Shestanit, e luan më së miri Blerim Destani, i shoqëruar në skenë nga Masiela Lusha. Për të gjithë iu që i keni humbur këto “perla”, jeni ende në kohë që të ndreqni gabimet… Këshillë: Gjithmonë para lexoni librin, e më pas shikoni filmin!

Editor

Read Previous

“Enveri tradhtoi miqtë e tij, mua më lanë pa rol”, – aktori tregon si ndryshoi mbiemrin

Read Next

Shembja e teatrit dhe amaneti i Naim Frasherit, e zbulon miku i tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *