“Jam i lumtur me varfërinë time”, – aktori shqiptar flet troç

Aktori i njohur, Neritan Liçaj, ka treguar mbrëmjen e djeshme se përse nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria. Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Late Night Show”, ai tha se nuk është në kërkim të lekut dhe është i lumtur me varfërinë e tij.

Gjatë intervistës, Neritani tregoi se si çdo shqiptar e ka provuar dhe emigracionin, por ndihej i huaj në Itali. “Isha emigrant në Itali dhe kam punuar e jetuar shumë mirë. Erdha se u ndjeva i huaj, ndihesha i huaj. Të zgjedhurit e vendit ku jeton është e drejta jote. Vetëm një gjë nuk mund të zgjedhë njeriu, nënën dhe babën.

Të tjerat zgjedhësh, edhe fenë, edhe vendin ku do të jetosh është e drejta jote. Dikush ka preferuar të jetoj jashtë por unë kam preferuar të jetoj këtu. Vendosa që gjithë energjitë e mia modeste t’i investoj këtu.

Gjërat nuk i mas me jam mirë, nuk jam mirë. Jam i lumtur me varfërinë time. Nuk pretendoj të bëhem miliarder, nuk e kam problem. Me këtë thjeshtësinë time jam shumë i lumtur unë dhe bashkëshortja ime. Por preferoj të jetoj në vendin tim, që përpëlitet, gjakoset, theret grihet me veten e vet por jetohet sesa në Zvicër ku nuk zihet as kosi”, është shprehur aktori shqiptar.

Editor

Read Previous

Filmi “Rrethimi i vogël”, aktori Xhevahir Zeneli tregon shpullën e Kadri Roshit

Read Next

Foto: Ndrek Luca në shoqërinë e Ali Podrimjes, çfarë bënin së bashku me shkrimtarin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *