Foto: Katër yjet e filmave shqiptarë që u larguan shpejt nga skena

Ato nuk patën shkëlqimin e Matilda Makoçit apo Eva Alikajt. Luajtën pak role, herë të vogla e herë të mëdha. Po që mjaftuan për të mos i fshirë nga kujtesa, sepse mbi të gjitha ishin vajza të bukura, nga më të bukurat e kinemasë shqiptare të asaj kohe. Patën jetë të shkurtër në Kinostudio, por shumë të gjatë pë rolet e mbi të gjitha sepse me aq pak veshje e aq pak grim, bukuria u dallohej. Sot janë zhdukur nga ekrani. Por ne nuk i kemi harruar…

Shpresa Bërdëllima – Sikur të ishte shfaqur si aktore këtej nga vitet 2000 e ca, do t’i kishim kërkuar numrin e kirurgut të saj plastik. Vështirë të besosh se ajo hundë aq perfekte, ato buzë e mollëza janë krejt natyrale e për më tepër janë mbledhur të gjitha në një vend, në fytyrën e bukur të Shpresa Bërdëllimës, për origjinalitetin e të cilës nuk kemi pse të dyshojmë.

Në atë kohë e vetmja ‘ndërhyrje’ e lejuar ishte vetëm heqja e vvetullave (edhe këto pasi martoheshe. Por për aktoret edhe kishte përjashtime). Një nga aktortet më të bukura të viteve ’80, edhe pse jo me popullaritetin virtual që kanë koleget e saj të ditëve të sotshme, ka qenë nga më të pëlqyerat.

Fytyra tipike për t’u ngujuar pas mureve të gurta të Tiranës fanatike tek filmi “Përtej mureve të gurta” e po aq bjondja tipike për të luajtur rolin e të dashurës kinge në filmin “Flutura në kabinën time” apo “Kur hapen dyert e jetës”. Shpresa u largua për në Belgjikë ashtu si dhe shume aktorë të tjerë, në vitet 90 kur në Shqipëri u paralizua sidomos kinemaja. Shpresa jetoi në Belgjikë me familjen e saj dhe nuk ju kthye më kurrë ekranit. U nda nga jeta në 27 tetor 2019 nga nje sëmundje e rënde.

Sesilia Plasari – Vetëm një rol luajti Sesilia Plasari, po sa për dhjetë ama. Alma, te filmi “Edhe kështu edhe ashtu” i dha shkëlqim sa për një karrierë të gjatë filmash, që nëse do kishin qenë me tema tipike socialiste nuk do ta arrinin dot kurrë suskesin e një ndër komedive më të bukura shqiptare. Por Sesilia u shfaq fatmirësisht në fund të viteve ’80, kur censura sikur po zbutej, e fatkeqësisht në kohën kur prodhimet e Kinostudios po jepnin shpirt.

Bjonde, me flokë të shkurtra, me buzë të plota e sy të ëmbël, dhe e kolme e jo thatuqe, fiks siç pëlqeheshin vajzat e saj kohe. Si partnerja e Frederik Ndocit, Andit, i dashuri që nuk ia donte i ati, Apostoli, luajtur nga Mirush Kabashi, Sesilija Plasari na la shijen e mirë të aktores që u shfaq si fytyrë e re në një film me dashuri, pa parti e pa komunsita.

Alma e pati jetën e gjatë, sepse është një nga filmat që pëlqehet edhe sot e kësaj dite, kurse Sesilia si aktore, shume të shkurtër. Me të vetmin rol kur sapo kishte filluar punë si pedagoge në Akademinë e Arteve, edhe ajo zgjodhi të braktistë Shqipërinë e të zgjidhte Parsin, ku u shkollua nga fillimi, punoi si aktore, si regjisore, pa lënë edhe përkthimin. Por rikthehet herë pas here në skenat shqiptare, veçse pas kuintave, si regjisore e si një nga fytyrat e pandryshuara: sërish me ato flokë të shkurtër e bjondë, buzët e plota e fytyrën e ëmbël.

Ema Ndoja – Edhe pse ajo luajti pak role, ndër të cilët veshja dhe grimi ishin brenda kornizave të rrepta të asaj kohe, Ema Ndoja nuk kishte asgjë të përbashkët me koleget e saj të fundviteve ‘80. Kishte edhe të tjera të bukura, por Ema ishte seksi. Ndër të paktat, në mos e vetmja, që kishte imazhin e gruas ndjellëse, jo thjesht të bukur.

E kujtoni me rolin e vajzës së ndrojtur në filmin “Në prag të jetës”? Ekspozoi trupin me rroba banje dhe dha shenja të qarta se ajo e kishte ndarë mendjen të ishte aktore dhe jo vajzë e mirë. Vetëm se nuk e pati të gjatë. U zhduk nga ekrani pas viteve ’90, si gjithë të tjerat. Jeton prej vitesh në Gjermani dhe kthimin e parë në Shqipëri e në skenën shqiptare e pati pas 25 vitesh, me dy mikeshat e saj Merita Tërshana e Vikena Kamenica, po aq e bukur po aq sharmante.

Rezana Çeliku – Mbase jo të gjithë e njohin dhe ia dinë emrin, ama rolet te “Zonja nga Qyteti” apo “Një djalë dhe një vajzë” i mbajnë mend mirë. Rezana Çeliku ishte vajza më e madhe në moshë që dashuronte Artani në “Një djalë dhe një vajzë”, mësuesja simpatike me të cilën u dashurua trjaneri, tek filmi “Shokë të një skuadre” apo prezantuesja e disafestiveleve në RTSH. Pas një mungese shumë të gjatë, ajo u rithye për të rrëfyer tek Rudina për herë të parë ditët kur luante nëpër filma, pastaj kur lajmëronte në televizion programacionin e mbrëmjes.

Dhe pikërisht në këtë periudhë kishte një histori, e cila sot mund të duket për të qeshur, por në atë kohë i kishte ndryshuar rrjedhën e jetës. “Unë bëja flokët me bigutina dhe siç duket në mbrëmje e kisha lënë në prizë. Mbase dhe jo, por unë shquhem për njeri që harroj. Policët që kontrollonin në mbrëmje nuk e kishin vënë re dhe gjatë gjithë natës ajo pajisje ku ngrohej ujë për të bërë bigutinat kishte qenë në punë.

Përballë me televizionin ishte Ambasada Kineze dhe të nesërmen u bë e madhe. Me sikur të kishte rënë zjarr, sikur të ishte djegur televizioni e sikur ta kishin marrë për keq ata të ambasadës e të prisheshin marrëdhëniet më larguan nga puna”, tha për herë të parë Rezana, që pati role të vogla por ishte një nga aktoret më të bukura të asaj kohe, që sot i është larguar përfundimisht ekranit dhe punon në Bashkinë e Tiranës. Tiranapost.al

Editor

Read Previous

Kur Enver Hoxha dorëzohej para talentit të dy artistëve me biografi të keqe

Read Next

Intervista e rrallë e aktorit Bujar Lako: Kjo është shkolla më e mirë e aktrimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *