Filmi shqiptar kandidat për Oscar, Dua Lipa del publikisht në mbështetje

Këngëtarja e famshme Dua Lipa ishte pjesë e premierës dhe kaloi kohë duke parë filmin artistik të metrazhit të gjatë “Zgjoi”, për ndjekësit e saj ka ndarë emocionet për këtë film.

Ajo në profilin e saj në instagram ka treguar për këtë film me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, e cila e vlerëson si një histori të bukur, prekëse dhe frymëzuese, histori kjo e Fahrije Hotit, e cila është realizuar në film.

“Këtë histori luf te dhe këmbëngulëse duhet treguar”, ka shkruar Dua Lipa, duke shtuar se ky film tregon për përvojën kosovare. Lipa mbetet një nga personat që mbështet më shumë kauzën shqiptare.

“Jam shumë krenare për atë që ka arrit Blerta Basholli”, ka shkruar Dua Lipa, duke uruar në fund që ky film të shpërblehet edhe me Oscar. Lipa ishte pjesë e premieres.

Pak kohë më parë nuk do të guxonim as të ëndërronim një situatë të tillë, por tani mund t’ia dalim. Kryqëzojmë gishtat që filmo “Zgjoi” të shkruajë historinë e filmit shqiptar/ KultPlus.com

Editor

Read Previous

Legjenda Clint Eastwood nuk ndalet, xhiron filmin e ri në moshën 91-vjeçare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *