“Askush nuk u kujtua për Koçon”, fjalët prekëse të mikut të tij Mitro Çela

Një vit pa Koço Devolen! Aktori i madh i skenës sonë nuk ja doli që të fitonte betejën e tij më të rëndësishme. Sot një vit më parë Koçoja la një boshëllek të madh në zemrën e secilit.

Mitro Çela, miku i tij i ngushtë, foli sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Ai shprehu zhgënjimin e tij në lidhje me harresën që institucionet i kanë bërë të madhit Koço Devole.

“Sot kush po kujtohet për Koçon? A ka ndonjë ceremoni që po zhvillohet për të? A është marrë kush me të përveç se ndonjë status në Facebook si Gon Llakaj, apo miqtë e tjerë? Jo.

“Keqardhje e madhe, pasi përveç këtij emisioni dhe ne që do e kujtojmë te Fiks Fare, por nuk mjafton. Koçoja është aktor i madh duhet t’i ishte kushtuar më shumë kujdes”, – tha ai.

Editor

Read Previous

Një vit pa Koço Devolen, Agron Llakaj na përlot me postimin e tij

Read Next

Tentativa e dështuar e Dalina Buzit me “SNOB”, na bëri të dashurojmë prodhimet e vjetra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *