Ali Bega: Ja si u zhdukën pasuria, reliket dhe letërkëmbimet e Aleksandër Moisiut

Nga Xhevo Gradica /Aktori Ali Bega ka sjellë për herë të parë detaje, kujtime, mbresa të cilat lidhen me emrin e aktorit të madh shqiptar Aleksandër Moisiu. Për herë të parë ai bën publike në gazetën “Bulevard” atë që ka parë në shtëpinë e nipit të Moisiut; arsyet e zdhukjes së këtij thesari nga njeriu që dikush e birësoi në këtë shtëpi; përpjekjet për të rikthyer pasurinë e Moisiut; gjyqin për shtetësinë shqiptarë në favor të aktorit të madh dhe një sërë detajesh.

Si ndodhi që ratë në kontakt me sende e letërkëmbime të Aleksandër Moisiut? Cifti Petro Shallvari me të shoqen nuk kishin fëmijë. Vetëm një kone (qen) hynte e dilte në atë shtëpi dhe për të kujdesishin si për fëmijën. Në mënyrën më aksidentale në atë familje hyri për t’u “birësuar” një aventurier 30 vjecar. Birësimi bëhet në fëmijëri për të qenë pjesë e familjes dhe jo në atë moshë. Ky aventurier ia ka shpërdoruar ose ia ka përcudnuar apo shitur, se cfarë ka ndodhur më pas nuk e di. Mbaj mend që janë interesuar disa historian mes tyre edhe Moikom Zeqo.

Kemi biseduar për të bërë c’është e mundur që të mësonim se ku është ky thesar që i përket Moisiut të madh. Ky njeri ka hyrë aty, ka ndodhur kjo e ajo. Nuk u kapën, nuk u gjetën më, por ishin vërtetë të vecanta. Me to mund të hapje jo vetëm në Durrës, por në shkallë kombëtare një pavion vetëm për vlerat e vëcanta të atyre sendeve që i përkisnin Moisiut. Vetëm letërkëmbimet e tij me personalitete të mëdha të botës në atë kohë do të ishin një vlerë e pathënë, e pacmuar dot.

Fillimisht vdi q Petro Shallvari, pastaj e shoqja e mbetur fillikat. Ajo ishte italiane në origjinë, diku në vitet 70 iu dha e drejta për të ikur, për t’u atdhëesuar tek njerëzit e vet në Trieste. Bashkë me të u shua edhe ajo histori.
Cila qe lidhja mes këtij cifti dhe aktorit të madh shqiptar, Alekandër Moisiu? Ai ishte nip i Moisiut. E ëma e Petro Shallvanit qe motra e Aleksandër Moisiut. Ishte e natyrshme që sende të ndryshme, orendi, rroba, veshje, letra e të tjera të mbahen nga pjestarë të tjerë dhe të afërm për shumë arsye. Ata banonin pranë dispacerisë së hershme. Aty kishim edhe ne një shtëpi tek e cila u futëm për tre-katër muaj dhe ndenjëm 15 vite.

Shumë gjëra me vlerë ishin të Mosiut. Që nga jelekë, kapele, kostume, pelierina, këpucë, bizhuteri, një kuti jo e madhe ruante letërkembimi. Isha diku në klasën e parë gjimnaz. Mësova se si bëhej basorelievi, më thanë se luhej pak me vaj, bëhej allciu dhe kështu e riprodhova. Një kopjo ia dërgova edhe shoqatës “Aleksandër Moisiu” në luganë të Zvicrës. Shoqatë e cila njihet zyrtarisht nga shteti dhe kryesisht merr përsipër aktivitete kulturore. Në Luganë ishte një përvjetor kushtuar Mosiut, diku në vitin 1993. Bashkë me këtë delegacion qe edhe një grup i vogël artistik. Ishte i ftuar si nga pala shëiptarë, edhe shoqata në Zvicer. Bashkia e Luganës qe shumë e gatshme për të bërë cdo aktivitet kushtuar kësaj figure të madhe.

Si e kujtoni nismën tuaj për të kërkur në gjykatë vendimin për shtetësinë shqiptare të tij? Dëgjoja që Aleksandër Moisiu kishte bërë kërkesë për shtetësi shqiptare. Dëgjoja që qeveria e Zogut ia kishte aprovuar. Kur vinte puna për të kërkuar në zyrat e gjendjes civile atëherë të Kavajës e më pas të Durrësit për të nxjerrë një certifikatë civile të Moisiut me shtetësi shqiptare, nuk gjendjej, nuk ishte, nuk ekzistonte. Në vitin 1991, 1992 ka qenë kryetar gjykate në Durrës Agim Hoxha, drejtor ishte Bardhyl Agasi, miku im, e bisedova me ta dhe i pyes se cfarë duhej bërë që formalisht të bëhej shtetas shqiptar. Hapëm gjyq.

Një herë, dy herë, tre herë gjyq dhe në fund u vendos për shtetësinë shqiptare të Aleksandër Moisiut në vitin 1993. Mora dy dëshmitarë se nuk hapja dot gjyq pa dëshmitarë, e kërkonte ligji. Gjergj Vlashi dhe Mario Ashiku ishin dy dëshmitarët e zgjedhur nga unë. Në atë kohë Kavaja mori “pavarësinë” nga Durrësi dhe kaloi nën juridiksionin e Tiranës. E regjistruam në gjendjen civile të Kavajës sipas vendimit të gjykatës. Mora një kopjo të dokumentit të ri u nisa për në Zvicër. Po e them për herë të parë.

Nuk ka krenari më të madhe se të thuash jam bashkëkombës me Moisiun. Kajnc aktor shumë i madh gjerman i viteve 1920-1930, kur vdiq Moisiu, ata kishin një unazë që i shkonte për gishti vetëm aktorit më të madh. Ai e kishte në dorë. Kur vdiq Moisiu Kajnc tha “ Bashkë me Moisiun ikën edhe unaza të cilën e merr me vete ai që është më i madhi aktor i teatrit gjerman që është Aleksandër Moisiu” dhe pasi e hoqi nga gishti tij e hodhi në trupin e pajetë tek varri aktorit shqiptar. “Merre me vete, nuk ka pas teje”,-iu drejtua aktori gjerman Moisiut.

Rolet – Deri në vitet 1991-1992 gjithandej, në teatër, estradë, kinematografi kishte plan. Kështu teatri duhej të bënte 3-4 premiera në një vit dhe aktori Ali Bega kujton se së paku në 2,3 prej tyre kishte rol për të luajtur. Ka lozur me karaktere të ndryshme. Rolin e parë e kujton si zëvendësues i rolit të aktorit shumë të madh Todi Thanasit tek “Biletë e llotarisë” e Bubanit, sapo ishte kthyer nga shkolla. Roli i fundit është ai i “Shtëpia e Lepujve” Z. Celës. Në atë kohë shumë gjëra nuk thuheshin dhe ishte nënteksti ai që lexonte shikuesi përmes lojës së aktorëve. Xhelal Tafai ishte hero pozitiv, ndërsa Bega si gjithnjë negativ.

Aktori kujton se si mundi të fuste një pjesë jashtë teksti dhe të ngrente peshë publikun, por më pas, për disa javë e muaj mendjen do e kishte tek frika se kur do ta vinin në pranga. Po afrohej periudha e rrëzimit të sistemit. Personazhi përfaqësonte të rrokupisurin dhe të zhgënjyerin e shoqërisë. Vet shoqëria e mori nëpër këmbë sa dhe ai si personazh u degradua. Bega kujton se shtoi me mendjen e tij (pasi e bisedoi me aktorin Xhelal Tafaj) refrenin e poezisë “Kuajt” “I përkas asaj kategorie që ju e quani mikroborgjeze, që ju e quani antishoqëri, ju e quani të degraduar, ju e quani …

Pe di si jemi ne? Ne jemi si ata kuajt e zbutur që na duhet të ecim me sy gjysëm të mbyllur, të ngopemi me lugën e zbrazur dhe të brohorasim Përpara nga fitorja në fitore!”. Salla u ngrit e gjitha në këmbë”-risjell emocionet e atyre casteve aktori. Disa herë në hetuesi… Në teatrin e Durrësit ushtroi profesionin në vitet 1965-1991. Janë 30-40 role. Tek “Familja peshkatarit” në rolin e Vehipit; tek “Shi në plazh” me rolin e dajë Zenos dhe “Dorina” T. Lacos. Tek kjo e fundit në rolin e Sheraf syziut personazh shumë negativ; “Beslidhja shqiptare”, “Shote Galica” në rolin e komandantit serb; në disa vepra të Kujtim Spahivoglit; 4-5 role priftërinjsh; “Në shtëpinë e Matildës”, “Përtej dashurisë” e Kokonozit, djali tradhëtar i familjes…;

“Sy të plakur” (Kur këndonim Margaritën” të B. Hoxhës; “Një natë pa gjumë” V.Prifti. Tek “Mulliri Koz Bardhit” në interpretim me Tod Thanasin. Bega do të ishte gjithë kohës në skenë por pa tekst fare, pra do të interpretonte duke lëvizur e ndjekur skenat. Pra do të vepronte. Pandi Stillu ishte regjisor. Ditën e provave regjisori kishte shumë vërejtje ngase Bega nuk ishte veshur sipas rolit ndonëse cdo gjë deri në imtësi ishte përgatitur dhe bërë prova disa herë. Ditën e tretë Stillu i kërkon që të mos jetë aq aktiv pasi shikuesit nuk ndiqnin dialogun dhe aktorët e tjerë ngase ishin përqendruar tek mënyra se si aktori Ali Bega shoqëronte me lëvizje zhvillimet në skenë.

Pas kësaj Begën e thërrisni nëpër Durrës me emrin e personazhit të tij, të Xakes. Gjatë kohës që qe pedagog dhe më pas shef katedre në Akademinë e Arteve ka punuar shumë për të vënë në skenë vepra të dramaturëve të mëdhenj si Brehtin, Ibsenin, Ibanjezin etj. Si në kinema, edhe në teatër rolet që i janë besuar më së shumti dhe që i kanë shkuar sipas “kostumit artistik” të Bëgës kanë qenë ato negative. Ai thotë se regjisori është ai që është më i interesuari në botë për të vënë në skenë një pjesë dhe për të korrur sukses, ndaj ai është personi që vendos dhe që i duhet bindur deri në fund.

Në vitet 1987-1989 Bega ka bërë shumë koncertë të fjalës artistike. Ato janë dhënë tek Torra veneciane dhe admiruesit kanë qenë të panumërt. Në piano shoqëronte vajza e Nikolin Xhojës, aktorit të madh me përmasa kombëtare. Ishin përgjithësisht poezi popullore për të cilat Bega thotë se ishin perla, të pakrahasueshme. Për të parën herë vuri në epiqendër një poezi të Naim Frashërit të pathënë e të palexuar më parë dhe mbi idenë e motivet e kësaj poezie ndërtoi të gjithë koncertin “Pse s’vjen o ditë e mirë/ pse vallë nuk vjen/ gjer kur në errësirë/ mos Zoti të pëlqen…”.

Në provat e fundit mori pjesë Moikom Zeqo që ishte sekretar në komitetin e partisë i cili shoqëronte edhe një akademik frances me origjinë shqiptare Engjëll Sedaj. “Moikomi më pati urdhëruar ta hiqja këtë poezi, unë këmbëngula dhe e vendosa në fjalën artistike. Akademiku më pyeti nëse e kisha poezinë “Shpreh” të N. Frashërit dhe kur e mësoi se i gjithë program ishte ideuar mbi ato vargje u gëzua jashtë mase, ndërsa në fund të programit nuk më shqitej së përqafuari dhe së falenderuari”,-tregon Bega. Torra në ato vite kishte ditë për ditë aktivitet, gjë që nuk ndodh kështu prej 10 vitesh.

Rrugëtimi në skenë – Kontakti i parë me tatrin për aktorin Ali Bega ka nisur pas takimit me nipin e aktorit shqiptar me emër të madh botëror Aleksandër Moisiu. Petro Shallvari ishte nipi Moisiut dhe banonte në të njëjtën lagje me Begën. Nëna Begës ishte e shkolluar në Austri dhe kishte jetuar edhe në Greqi e Itali. Kishte miqësi me të shoqen e Petro Shallvarit me të cilin ishin edhe komshinj. Edhe i ati rridhte nga shtresat intelektuale. Pati studiuar në Gjermani për kirurgji-dentist. Njihte 7-8 gjuhë dhe në vitin 1926, si shumë intelektualë të tjerë u kthye për të shërbyer në vendin e vet.

Kështu nis miqësia me familjen e vogël Shallvari e cila kishte një pasuri të vecantë dhe shumë të vlefshme deri edhe letërkmbime, kostume, suvenire të aktorit Aleksandër Moisiut. Asokohe, Bega ishte gjimnazist në klasën e parë. Nëna e porosiste shpesh të shkonte në shtëpinë e Shallvarit dhe të merrte apo të jepte dicka për zonjën e shtëpisë, sic ndodh gjithnjë mes komshnjve. Gjatë rrëfimeve të tij Bega ka vecuar këtë skenë duke kujtuar se në shtëpinë e komshiut ishte një sënduk i madh dhe se në të gjendeshin relike të aktorit Moisiu. Kjo pasuri e pamatë u zdhuk dhe Bega thotë se për fat të keq e di edhe këtë fakt se si ndodhi.

Në mesin e mrekullive, sipas kujtimeve të aktorit Ali Bega, ishte edhe një basoreliev punuar nga një skluptor italian. “Në mirëbesim e mora dhe mësova si ta riprodhoj dhe pasi kreva punë ua dërgova të zotëve”,-tregon Bega. Këtu nis të ngjzet edhe dëshira e pasioni për artin, si frymëzim që pasoi ngase mësoi shumë gjëra për Moisiun e madh shqiptar. Ai pohon se bëri tri-katër kopjo. Njërën ia dha Vasfi Samimit që ka qenë student në shkollën e regjisorit të madh gjerman Maks Rajnhard, i cili zbuloi talentin e madh e të jashtëzakonshëm të aktorit Aleksandër Moisiu. Kopjon e dytë ia dha Gjergj Vlashit për të ruajtur edhe një të tillë për vete, ndërsa në Luzanë është prodhimi i katër dërguar nga Bega shumë vite më vonë.

Pikërisht shtëpia e nipit të Moisiut dhe prekja e shumë prej sendeve me vlerë të jashtëzakonshme të antorit të madh, ndikoi tek Ali Bega i cili do i përkushohet tërë jetës skenës së teatrit dhe kinemasë. Në moshë fëmijërore merr pjesë në konkurimet që zhvilloheshin dhe pasi del fitues priste të shkonte në Shkollën e Lartë për Aktorë. Por deri sa të ulej në auditoret e kësaj shkolle do i duhet të ndeshet me të papritura. Begës i bëjnë të ditur se do të vijonte faklutetin për Matematike e Fizikë në Shkodër duke mos i dhënë shumë sqarime për refuzimin, ndërsa “shkarazi” i kujtojnë ca probleme biografike.

Zëvendësminisri i Arsimit Pipi Mitrojorgji do të merrte përsipër t’ia zgjidhte shqetësimin. Pasi mësoi se Bega ishte shpallur fitues, këmbënguli që të shkonte pikërisht në shkollën përkatëse,për aktor. Në vitin 1965 i përfundon studimet dhe nis rrugëtimin si aktor në Teatrin Popullor. Gjatë vitit të fundit të studimeve ishte i angazhuar me 2-3 premiera. Kontaktin e parë me skeën si aktor (ende i padiplomuar pasi vijonte studimet) do e kishte me “Shtëpia në bulevard” e Fadil Pacramit. Me të përfunduar shkollën detyrohet të shkojë në Berat ndonëse pa më të voglën dëshirë për arsye se në atë qytet nuk kishte fare teatër dhe as grup aktorësh.

Por ishte koha e shpërndarjes në bazë të të gjithë të arsimuarve në kuadër të detyrimit për të revolucionarizuar bazën. Aktorët u shpërndanë nëpër të gjithë Shqipërinë. Edhe këtë herë do të jetë Pipi Mitrojorgji që do i japë mundësinë për të ardhur në Durrës. Këtu, në teatrin “Aleksandër Moisiu”, do të viojmë aktivitetin e dendur artistik për ta mbyllur në vitet 1990-91. Pas kërkesës së dekanit të Akademisë së artit skenik Xhevdet Ferri shkon në Tiranë në vitin 1993 për 5-6 vite. Edhe para tij miq dhe personalitete të artit ia kishin bërë këtë kërkesë duke vlerësuar aftësitë e Begës, megjithatë gjërat asokohe mbetën në kornizat e të pamundurës për t’u realizuar për të njëjtat cështje që tentuan ta pengojnë në shkollimin si aktor.

I ati akuzohej nën zë nga regjimi që përpiqej ta cilësonte si agjent të shërbimeve të huaja, ndonëse kishte të gjitha të dhënat se bëhej fjalë për një intelektual atdhetar. Saktësisht Babai aktorit i quajtur Myrteza Bega kishte korespendenca të shumta me laboratore e kirurgë të njohur në vendet perëndimore, por asnjëherë nuk qe marrë me politikë, ndërsa kthimin në atdhe e pa si detyrim moral intelektual për të shërbyer profesionalisht në vendin e tij. Nuk pranoi ofertat për të ndenjur në Gjermani, Zvicër, Austri, Amerikë, ndërkohë që në atdhe do të ndeshej shpesh herë me pikëpyetje të ngritura politikisht për shkak të shkollimit në perëndim.

“Hajde të shkojmë në Shqipëri e të bëjmë atdheun tonë”,-kujton thirrjen e të atit të tij aktori, thirrje që i drejtohej të gjithë njerëzve dhe intelektualëve të kohës me shkollim dhe punësim në vende të huaja. Pas përmysjes së sistemit Bega u emërua pedagog dhe shef departamenti të aktrimit në Akademinë e Arteve me të cilën e lidhin shumë kujtime të mira deri në castet e udhëtimit të tij të gjatë në Amerikë. Gjatë kësaj kohe kujton kurse shumë cilësore me Robert Ndrenikën, Pëllumb Kulla, Viktor Zhusti, Antoneta Papapavli…Aktori thekson se shkolla shqiptare është mjaft cilësore, por që ka nevojë të plotësohet me elementë të rinj teknik.

Në gjykimin e tij kërkohet bashkimi dy vlerave, të shkollës së Lindjes me teknikat e Perëndimit, në teknikën e fjalës, në teknikën plastike. Arti skenik, thekson Bega kërkon përgatitje teknike, kërkon aktor që të kalërojë, të lozin në skermë, të kenë përgatitje atletike. Shkolla shqiptare, në praktikën e shkollës së Lindjes e ka në perfeksion anën emocionale, pohon Bega. “Studentët amerikan shkonin në mes të Afrikës për të kapur timbrin, nuancat e zërit në ritet e këngëve dhe valleve afrikane. Ne e kemi të bollshëm në Shqipëri nga vajet apo këngët e dasmës në Malësi në ato të Jugut.”-thotë Bega në këndvështrimin e nevojës për evolucion. Ndonëse sot ka ndërrur mendim, ka refuzuar kërkesën e Cesk Zadesë për të aplikuar për titull dhe këtë veprim e ka bërë qëllimisht për të dhënë një model sa më të emancipuar.

Ditë të vështira… Duke sjellë ndërmend atë që ka ndodhur në Shqipëri në kohën kur i ati dhe shumë të rinj të asaj kohe u kthyen për të ndihmuar në vënien e themeleve të shoqërisë së re, aktori Ali Bega ngre merakun e ikjeve të mëdha të ditëve të para të demokracisë dhe nevojën e kthimit. Gjatë vizitës së tij në Amerikë, Zvicer, Gjermani, Angli, Itali ka takuar shumë intelektulatë shqiptarë të larguar pas viteve 1990. Bega thotë se u përsërit ajo që kishte ndodhur afro një shekull më parë.

Aktori kujton se eksodi trurit të inteligjencës shqiptare ka lënë boshllëk të madh. ikja e aktorëve, regjisorëve, këngëtarëve, piktorëve, sportistëve… ka pasur dhe vazdhon të ketë jo pak pasoja në këndvështrimin e Begës. Ata nuk shohin në Shqipëri shanse për të pasur një jetë akademike e profesionale të standarteve të kërkuara. Bega kujton se miku tij fizikanti atomist Petrit Spahiu është njëri prej tyre; Rolanda Dhimitri pedagoge në universitetin e Harvardit; muzikantë të dëgjuar shqiptar që sot janë në konservatoret amerikane. Bega kujton se kjo kategori nuk mund të krahasohet me ata kolegë të cilët merrnin tituj e grada profesor e doktor në Tiranë.

“Është për të ulëritur mënyra se si i fitonin dhe i fitojnë këto grada në Shqipëri”,-thotë Bega. Me syrin e një kritiku Bega sheh se si edhe sot, 23 vite pas ardhjes së demokracisë, të rinjtë e shkolluar e kanë mendjen të ikin e të ikin. “Ilir Kermi një nga balerinët më të mirë. Pas 20 viteve kthehet dhe sot është drejtor i teatrit dhe Operës. Sa mirë, sa mrekulli!”,-shpehet Bega. Politikanët dhe parlamenti nuk e bëjnë Shqipërinë, sipas mendimit të aktorit. Aktori Ali Bega është optimist pavarësisht gjendjes jo të mirë të teatrit shqiptar sot. Në gjykimin e tij teatri do të jetojë për aq kohë sa të ketë njërëzim.

Si njohës shumë i mirë dhe vëzhgues kritik pohon se nga vitet 1953 deri në 1990 ka pasur teatër profesionist dhe aktorë të mëdhenj. “Fëmijët e aktorëve shqiptarë janë rritur aty, prapa skene. Bukën e merrnin me vete. Aktorët kishin pasion dhe na e ushqyen thellë edhe ne”,-tregon ai. Me 110 lekë dietë në turne në qytete të tjera paguanin 80 lekët e hotelit dhe shuma tjetër për ushqimin, megjithatë pasioni nuk kishte fare të bënte me gjendjen shumë të vështirë ekonomike. Gjatë një turneu në Lezhë, ku teatri Durrësit do të jepte shfaqje, kamarieri i restorantit, një dashamirës teatri, sapo i sheh në tavolinë u kërkon të ngrihen e të ikin duke u thënë “Nuk ka gjë për ju”.

Sigurisht ky kamarier e dinte fort mirë se cfarë ishte gatuar në kuzhinë ndaj nuk dëshironte që aktorët të ushqeheshin me atë lloj gatimi Bega teksa risjell ato vite thotë se për të ngrënë në një restorant duhej zënë rradhë pasi në ora 13 nuk kishte me asgjë. Për të mbushur stomakun bosh Bega kujton se si shkuan në një furrë buke dhe pasi morën gjysmë buke dhe pak djathë në një dyqan tjetër futen në dhomë për të ngrënë, ndërkohë që pas pak do të ngjiteshin në skenë për të dhënë shfaqje. Bega pohon se aktorët ishin të priviligjuarit e kohës duke lënë të kuptohet se cfarë ndodhte me pjesën tjetër të shoqërisë.

Ai ndihet i revoltuar teksa pas këtyre kujtimeve vjen në ditët e sotme duke sjellë ndërmend festat e nëntorit, javën e kaluar të cilët nuk patën as edhe një aktivitet dhe kjo jo për shkak të vështirësive por vetëm për arsye mosorganizimi dhe mospërgjegjësie. “Këtyre u mungon pasioni dhe janë të hedhur vetëm pas lekut”,-qorton Bega. Jetën e aktorit Ali Bega e nisi me pantallona doku. I kishte blerë një ditë para se të ngjiste shkallët dhe kjo gjë ra në sy edhe të aktorit Nikolin Xhoja. “Hë mo cuni doktorit ke blerë pantallona që rri i ngrirë. Mba mend, me këto pantallona doku do të grisen bythët e do të dalësh në pension”,-risjellë në kujtesë Bega vitet e para të punës si aktor teatri në Durrës.

Më tej aktori kujton një takim me Bekim Fehmiun aktor me emër të madh në Evropë e në Botë i cili gjendej në Durrës. Aktori kosovar donte të takonte me patjetër një aktor të qytetit. E shoqëronte nëndrejtori kinostudios Todi Bozdo dhe Edi Luarasi. Bega vinte nga Nish Kimike dhe rrobat e tij mbanin erë linden, kimikate. Edi Luarasi i kërkon Begës të afrohet por Bega, duke qenë se vinte nga andej dhe me një erë të rëndë, tenton t’i shmanget. Por Femiu që e kupton sikletin e aktorit durrsak shkon edhe më tej duke e rrethuar me të dy krahët rrotull qafës.

Këtë episode Ali Bega e sjell për të treguar se vështirësitë e asaj kohe ishin të panumërta, ndërsa ka thënë se tani cdo gjë është e mundur nëse ka vullnet. Bega pohon se teatri nuk duhet të jetë në dorën e bashkisë pasi zbatimi projekteve të teatrit mbeten në vullnetin e një njeriu. “Teatri Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Korcës… duhet të jenë në varësi të Ministrisë së Kulturës”,-thotë aktori Ali Bega. Kjo, sipas tij, do të afrojë mundësi për të dhënë 2-3 premiera në vit nga trupa aktorëve.

1990, dita e parë e protestës  – Ishte dhjetori vitit 1990. Rrugët ishin mbushur me polici dhe mjete si dhe tanke. Policët ishin me skafandra. U nisa drejt lulishtes “1 maji” në Durrës. Nga njëra rrugë policët, nga tjera diagaci, andej tanku, këndej makina policie. Doja të ikja të futesha sa më parë në shtëpi. Në mes të sheshit, para turmës del Gjergj Thanasi, i biri Todi Thanasit, aktorit shumë të dashur për të gjithë. Ai bënte thirje “Mos digjni! Mos thyeni! Të zgjidhim cdo gjë me dialog konstruktiv, konsensus e tolerancë.” Këto fjalë nuk ishin dëgjuar dhe askush nuk ua dinte as kuptimin në atë kohë.

Pasi më pa, më bën thirrje të dalë në krye të turmës që ishte shumë e madhe. “Mos more Gjergj, më gjete mua dhe më përmende edhe emrin!,-thosha me vete. Mendova se e hëngra me këtë rast. Ika rrugicë pas rrugice duke marrë shkopinj gome nga policia. Hyra në shtëpi. Mora vesh se në ora 23 të natës kishin arrestuar Gjergjin. Të nesërmen në mëngjes tek dera vjen polici e më thotë të shkoja me të në degë të brendshme. Hetuesi sot është avokat. Mbushi 10 faqe dhe më tha të formosja. Nuk pranova e nuk pranova për tri orë që më mbajti. Takova Osman Dashin që ishte në degë dhe i tregova cfarë kishte ngjarë me mua.

Ishte vëllai aktores dhe e takova si njeri të njohur. Lëvizjet e mia survejoheshin, por unë nuk isha i rëndësishëm, nuk isha organizator. Prokuror e avokat në kohën që po hyja në sallë më thanë të mos ndërroja fjalët nga sa kisha thënë para hetuesit. Në sallën e gjyqit u ula gabimisht tek karriget e hetuesve, agjentëve të sigurimit. Kjo ngjalli reagime por pa zë.

Më pas gjykatësi Agim Hoxha më nxjerr jashtë duke më kujtuar se duhej të hyja kur të më thërrisnin, kohë që nuk vonoi. Unë tregova se në moment kur rrugët dhe sheshi qenë mbushur me qytetarë të revoltuar, me polici dhe automjete të policisë doli Gjergj Thanasi dhe u bëri thirrje njerëzve të protestojnë, por të mos djegin e të mos thyejnë. Tha atë që duhej ta thonin të gjithë e ta bënin të gjithë. Ata e cilësonin si tubim i paligjshëm dhe kjo më shërbey mua të them se atëherë se i gjithë qyteti duhet akuzuar. Gjergjin e dënuan gjashtë muaj burg.

Editor

Read Previous

Jeta me dritëhije e Viktor Gjokës, nderim dhe respekt për figurën e tij

Read Next

“Filmat e Kinostudios kanë propagandë, por…” flet aktori i njohur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *