Akuzat e studiuesit shqiptar: Filmat shqiptar shfaqen 4 here ne dite ne tv

Studiuesi Kastriot Dervishi në profilin e tij në Facebook ka shprehur shqetësim lidhur me filmat që transmetohen në disa televizione shqiptare, duke iu referuar përkatësisht filmit “Përballimi”. Sipas tij ky film tregon si gjë pozitive vjedhjen dhe krimin që Partia e Punës iu bënte fshatarësisë, të quajtur me përbuzje “kulakë”.
Ja shkrimi i plotë i Kastriot Dervishit:

Filmi “Përballimi” në një ditë shfaqet në 4 televizione – Vihet re se filmat artistikë, sidomos të frymëzuarit nga parimet e luftës së klasave, janë shtuar kohët e fundit në transmetimet televizive. Vetëm në një ditë, në orë të ndryshme filmi “Përballimi” realizim i kinostudios propagandistike “Shqipëria e re” i vitit 1976, u shfaq të katër televizione: Digitalb, RTSH, TV Korça, TV Gjirokastra.

Filmi që tregon si gjë pozitive vjedhjen dhe krimin që Partia e Punës u bënte fshatarësisë së mesme të quajtur me përbuzje “kulakë” (tatoheshin më shumë nga të tjerët). Nuk u mjaftuan me dy kanalet që transmetojnë vazhdimisht këtë filmografi të pështirë komuniste, por u deshën edhe dy të tjera të qarqeve të shtonin orët me të tilla filma. Filmi në fjalë bën fjalë për krizën e bukës së vitit 1948, e cila ishte si pasojë e keqqeverisjes komuniste dhe jo e “kulakut”.

Pasi për 4 vjet, komunistët punuan fort për ekonominë jugosllave dhe e rrënuan treguan shqiptar, iu kthyen rrjepjes së fshatarësisë së mesme. Mos vallë duhet të paguajnë taksa qytetarët dhe të buxheti i shtetit për propagandimin e luftës së klasave? As sukseset e kinematografisë botërore nuk kanë pasur shfaqje kaq të shumta sa filmat e këtij lloji.

Editor

Read Previous

Tomka dhe shoket e tij… I pari film shqiptar me audience perendimore

Read Next

Aktori shqiptar ndan momentin e veshtire me nenen e tij: Faleminderit doktor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *