Aktorja shqiptare në sheshxhirim me Sofia Loren, historia e veçantë

Ndër shqiptarët që kanë ngritur lartë emrin e Shqipërisë është edhe Xhilda Lapardhaja vajza e re nga Berati, aktore shume e njohur teatri, filmi dhe reklamash në shtetin fqinj, Itali. Xhilda nuk është shumë e njohur për publikon tonë si emër, po si fytyrë me patjetër që po, pasi ka luajtur në seriale të tilla si “Un Medico in Famiglia”, “Non lasciamoci piu”, “Giornalisti”, “Un posta al sole”, “La squadra 1” etj…

Miniseria e filmit televiziv “La mia casa è piena di specchi” mbi jetën e Sofia Loren, me regji të Vittorio Sindoni dhe i prodhuar nga “Idea Cinema”, përveç pjesëmarrësve si aktorë të Sofia Loren, Enzo De Caro, Margareth Madè, ka në grupin e aktorëve edhe aktoren me origjinë shqiptare e pikërisht nga Berati, Gilda (Xhilda) Lapardhaja.

Ky film i dedikohet jetës së nënës së ikonës italiane të filmit, Sofia Scicolone, ose në art Sofia Loren. E bazuar mbi skenarin e Maria Scicolone, motra e divës, filmi do të na tregojë ndodhitë e Loren në harkun kohor që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri tek triumfi që aktorja pati në vitin 1962, kohë kur ajo fitoi statujën si aktorja më e mirë protagoniste në filmin “La Ciociara”.

Përveçse do të shohim edhe aspekte më pak të njohura të jetës së saj, siç është fëmijëria. Për të interpretuar Sofia Lorenin gjatë rinisë së saj është përzgjedhur Margareth Madé, e kjo nuk është një sipërmarrje e lehtë për këtë vajzë të re që do i duhet të përballojë mitin e Sofias.

“Nuk e kam fshehur asnjëherë që jam shqiptare. Në të gjitha prezantimet e mia tek regjisorët italianë kam përdorur të dhënat e mia personale. Nuk kam dashur të ndryshoj as mbiemrin, ashtu siç bëjnë shumë prej aktorëve të tjerë të huaj…”. Kështu do të shprehej kohë më parë Xhilda Lapardhaja. Ajo është tepër e njohur në botën e reklamës, skenës, filmit dhe televizionit italian.

 

Editor

Read Previous

Dyshimet mbi humbjen e Sandër Prosit në sheshxhirim, sa shumë pikëpyetje!

Read Next

Kadri Roshi, aktori ynë me 180 roleve në skenë dhe kinematografi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *