Aktorja shqiptare e pranon: Jam përballur me dhun ën, nuk hesht!

Ema Andrea është një nga aktoret shqiptare që njihet për karakterin e saj shpërthyes dhe për deklaratat e forta që bën. Së fundmi ajo ka qënë në “Top Talk” aty ku ka treguar për dhu nën ndaj grave. Ema nuk është kursyer aspak dhe ka ndarë disa histori personale, por edhe të mikeshave të saj. Ajo ka treguar se është përballur shpesh me dhu nën, verbale dhe me atë fiziken.

“Po nuk jam viktimë e kësaj dhune, por po, jam përballur shpesh. Dhu na verbale, arrogancë, është fatkeqësisht në vendin tonë dhe profesionin tonë. Siç kam pasur dhe fatin që të punoj në ambiente krejtësisht ndryshe nga çfarë po asim më lart, por është e pashmangshme për të mos u përballur me dhunën verbale, por po jam përballur dhe me dhunën fizike. Mikeshat e mia e kanë fshehur.

“Meqenëse më pëlqen të kem ndërgjegje të bëj timen në këtë shoqëri, i jam afruar shumë edhe grupeve fort të prekura. Nuk është e thjeshtë vetëm të denoncosh. Gratë varen ekonomikisht tek burrat. Ku kanë kundër dhe familjen së tyre, kundër ndarjes, ku mentaliteti është, ‘hë se burri do ta ngre njëherë dorën’, nuk e kanë kaq të thjesht të denoncojnë. Natyrisht edhe gratë që e kanë një farë pozite, jetojnë në shoqëri, as ato se kanë të thjesht të denoncojnë.’- ka treguar Ema Andrea.

Aktorja ka vazhduar më tej duke thënë se i vetmi rregullator që mund ti japë fund dhu nës është shteti. “Për një mijë motive, për atë që bëhet publike, për reagimin social, për shqetësimin që do të sjelli, shumë gra e mbyllin në heshtje këtë çështje dhe shumë gra të tjera që ngrenë zërin ndihen vetëm, ose kthehen mbrapsht dhe nuk është kaq e lehtë sepse janë të varura ekonomikisht. Nuk vijnë të gjitha me edukim, nuk janë të gjitha në punë. Këtu unë besoj se rregullatori më i rëndësishëm është shteti- ka perfunduar fjalen e saj Ema.

Editor

Read Previous

Intervista me Bep Shiroken që zgjati 27 vjet, rrëfimi magjepës i tij

Read Next

“Dora e ngrohtë”, protagonistja kryesore tregon prapaskenat e filmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *